leoni

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet SH.SHALA – BAJGORA: Shqipëria tregoi kurriz shtetëror në rastin Goxhaj dhe Beleri

Shtylla kurrizore si ndërtim anatomik, për përfitim politik: Kohëve të fundit shteti shqiptar u sfidua në dy raste ku, ose do të dilte me kurriz të drejtë, ose e pafytyrë, e nënshtruar dhe e turpëruar. Në rastin e parë bëhet fjalë për Fredi Belerin i cili u zgjodh kryebashkiak i Himarës vetëm pasi e arrestuan për blerje dhe manipulim me vota. Po të mos arrestohej para zgjedhjeve puna e tij do të kishte përfunduar dhe askush nuk do të merrej me të përveç organeve të drejtësisë. Kështu, pas arrestimit u shndërrua në “martir” në saje të së kaluarës problematike politike, kombëtare dhe për këtë neoandartët grekë, bashkë me disa politikanë shqiptarë të korruptuar materialisht, kombëtarisht, politikisht dhe moralisht këtë çështje e ngritën duke i dhënë përmasa ndërkombëtare. Në veçanti politikanët nga Greqia hynin e dilnin në Shqipëri sikur të ishte oborri i Vanizelosit duke bërë presion në të gjitha nivelet e pushtetit, nga ai lokal e deri te kryeministri Rama. Ishte ndërhyrje e paskrupullt në pavarësinë e organeve të drejtësisë duke e kërcënuar Shqipërinë me masa ekonomike, politike dhe bllokim në rrugën e integrimit evropian. Deri më tani Shqipëria qëndroi drejt dhe nuk iu nënshtrua asnjë shantazhi duke e konsideruar me të drejtë “rastin Beleri” si çështje e drejtësisë e jo çështje politike. Kryeministri karizmatik i Shqipërisë, Edvin Rama që ia ndryshoi për të mirë fytyrën e Tiranës, sa ishte kryetar Bashkie e pastaj edhe Shqipërisë, si kryeminister iu nënshtrua një presioni të paskrupullt nga Greqia dhe një pjese të palegalizuar të opozitës në Shqipëri por se deri më tani mbeti në kuadër të përgjegjësive me të cilat e ka ngarkuar Kushtetuta e Shqipërisë duke mos u lëkundër në qëndrimet parimore. Greqia loboi edhe te shtetet tjera për rastin Beleri në mënyrë që të kontrabandohet betimi i tij si kryetar i bashkësisë së Himarës pa u pastruar para ligjit për vepër që drejtpërdrejtë ndikoi në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Rasti i dytë ishte ai i Dritan Goxhajt, shqiptar dhe shtetas i Shqipërisë që mori pjesë në luftën e së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës në me krye komandantin politik Bacë Adem Demaçi dhe komandantin ushtarak, Legjendarin Adem Jashari. Dritan Goxhaj që e kreu me nder detyrimin ndaj Kombit dhe Atdheut në luftën e fundit, me urdhëresë të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale juridike me emrin Gjykatë Speciale u arrestua në Tiranë, me kërkesë që të ekstradohet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ku po mbahen si pengje udhëheqësit më të lartë ushtarakë dhe politikë të Kosovës që e udhëhoqën luftën çlirimtare, e ndërtuan paqen në Kosovës sikur që ishin më meritorët për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 e që fuqishëm kundërshtoheshin nga Serbia dhe një pjesë e institucioneve që aktualisht e udhëheqin  Kosovën. Luftëtari i lirisë, Dritan Goxhaj në një shkrim autorial për luftën dhe proceset e tanishme pati një qëndrim, për Gjykatën Speciale dhe përkrahësit e saj mund të cilësohet edhe si kritikë por, nga një vështrim neutral ishte shkrim real dhe me asgjë inkriminues. Nëse Gjykata Speciale nuk lë mënyrë pa keqpërdorur për të rënduar të burgosurit me prova të Beogradit dhe disa bashkëpunëtorëve të tyre të strehuar dhe sistemuar shumë mirë në institucionet më të larta të Kosovës, pse atëherë ish bashkëluftëtarët e pengjeve që po mbahen në Hagë të mos kenë të drejtë të angazhohen për mbrojtje të tyre dhe me solidarizim ndaj tyre?! Pse paska të drejtë një horr apo horrake që e mbanë një post të pamerituar në ministri të caktuara dhe se avansohet nëse dëshmon kundër pengjeve të Hagës ndërsa, në anën tjetër çdo përpjekje të bashkëluftëtarëve por edhe të atyre që nuk pajtohen me këtë gjykatë,  përndiqen si pengues të drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve apo pengim të personave zyrtarë. Pastaj dalin e thonë se po iu rrezikohet jeta shkaku i dëshmive të tyre ndonëse me dëshmitë e tyre, kryesisht të rreme dhe të motivuara nga urrejtja ndaj luftës dhe politikisht, rrezikojnë dhjetëra e qindra jetë të të tjerëve. Hetuesit e Gjykatës Kriminale Speciale më lirshën hyjnë në çdo familje shqiptare në Kosovë se në ndonjë kafiteri në vendin nga e kanë origjinën. Kur të duan të marrin në biseda informative, ju arrestojnë dhe dënojnë shqiptarë (por jo edhe serbë që kanë kryer krime deri në përmasa të gjenocidit), pa asnjë kundërshtim, thuaja në kushte të nënshtrimit të padinjitetshëm. Ekstradohen po të njëjtën ditë, pa iu nënshtruar procedurave ligjore duke u thirrur se është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe se është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës ndonëse asnjëherë dhe për asgjë nuk i raporton, as themeluesit e as sistemit të drejtësisë. I ka shtrirë për toke duke i zhveshur nga çdo përgjegjësi dhe mandat, duke ua mohuar edhe atë pjesë të vogël të fytyrës dhe nderit, moral dhe profesional. Po të njëjtën recetë janë munduar të zbatojnë edhe në Shqipëri sikur edhe në shtetet tjera ku jetojnë shqiptarët e që janë, jo subjekt por thjesht objekt i keqtrajtimit nga kjo gjykatë. Drejtësia shqiptare por edhe udhëheqja politike qëndruan vertikalisht, si në rastin Beleri ashtu edhe në rastin Goxhaj duke mos iu nënshtruar shantazheve, në njërën anë por edhe duke mos ndërhyrë politikisht në vendimmarrjen e organeve të drejtësisë. Po të ishte Dritan Goxhaj “shtetas” i Kosovës dhe po të varej nga drejtësia kosovare dhe një pjesë e udhëheqjes politike, jo që nuk do të ishte liruar por që nga dita e parë do të pëshurrte në nevojtoret e Qendrës së Paraburgimit në Hagë, në emër të bashkëpunimit ndërkombëtar, si maskë dhe në emër të urrejtje ndaj luftëtarëve të UÇK-së e që është realitet! Dritan Goxhaj e ruajti fytyrën dhe kurrizin si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje; fillimisht luftoi për të drejtën për liri të popullit që i takon dhe së fundmi luftoi për të mbrojtur të drejtën për të vërtetën, që gjithashtu i takon dhe e detyron lufta që e bëri në Kosovë. Nuk e njoh Dritan Goxhajn por i përkulem me nderimin më të lartë për luftën që e bëri gjatë luftës dhe “luftën” që e bëri gjatë paqes!

Kur zuzarët dhe dezertorët flasin për luftën: Pas rastit të sulmit terrorist nga Manastiri në fshatin Banjskë ku Radoiçiqi, Vulini dhe Vuçiqi u peshkuan lehtësisht nga shërbimet e huaja, edhe Ukraina që ishte epiqendër e angazhimit politik dhe ushtarak i Vojsa Osmanit, Albin Kurtit dhe Glauk bin Sherifit ra nga interesimi i përqendruar i “komandantëve institucionalë” të Kosovës. Tash, retorika ushtarake dhe luftarake u zhvendosë në Banjskë ku dolën fakte dhe plane të padëgjuara dhe të papara që e rrezikonin Kosovën dhe vetën falë syçeltësisë dhe sakrificës së “komandantëve institucionalë”, Kosova shpëtoi, së paku përkohësisht. Pasi Banjska u mbyllë falë shërbimeve të huaja, angazhimit shumë profesional të Policisë së Kosovës, shumica ish ushtarë të UÇK-së ose vazhdues të traditave familjare në luftë kundër pushtimit si dhe policë të shkolluar dhe aftësuar gjatë periudhës 20-vjeçare që udhëhiqej nga “shkatërruesit e shtetit”, tash po flitet për vatra tjera të krizës. Thjesht, duke ushqyer opinionin me rrezik për luftë, po e zhvendosin vëmendjen nga një situatë e rëndë, humbje e perspektivës, korrupsionit, nepotizmit idiotesk (nuk punësohen familjarët e aftë por ata që me asgjë nuk e meritojnë), mungesë të investimeve kapitale, papunësinë e madhe dhe rrezikun që pas janarit struktura e të punësuarve të ndryshojë rrënjësisht ku do të mbesnin vetëm përkrahësit e qeverisë dhe ardhacakët nga Azia dhe Afrika. Këta që po flasin për luftë e kanë prapanicën e madhe, luftën e mbajnë mend vetëm duke e kundërshtuar apo duke dezertuar nga ajo. Të tillët nuk bëjnë luftë por i shtyejnë tjerët në luftë …pastaj i dekorojnë apo ua lënë një grusht euro te shtëpia. Të mjerë dhe të poshtër janë! Në Kosovë nuk ka luftë dhe nuk do të ketë luftë me Serbinë. Mund të ketë luftë qytetare, luftë vëllavrasëse, asgjë tjetër. Serbia nuk e do luftën, pushteti edhe më pak ose aspak. Vetëm janë duke e helmuar mjedisin jetësor. A do ta bëjnë luftën bijtë dhe bijat e atyre që pas luftës, si kriminelë të OZNA-së rrihnin, arrestonin dhe vrisnin patriotë shqiptarë. Këta sot mbajnë poste të larta institucionale. Sidomos udbashët nga Drenica, Dukagjini, Anamorava sot kanë poste institucionale dhe kanë mundësi të vazhdojnë traditën familjare duke përndjekur patriotët shqiptarë, ushtarët e UÇK-së dhe të burgosurit politikë! Ka horra dhe horrake që kanë fituar poste në saje të sakrificave të paraardhësve të tyre dhe, që turpi të jetë edhe më i madh, e mbajnë mbiemrin e tyre! Shihni sot si jetojnë (në fakt bëjnë përpjekje për mbijetesë) pensionistët, përfituesit e skemave sociale, ushtarët e UÇK-së dhe invalidët e luftës, të burgosurit politikë dhe do ta keni të qartë pse manipulohet me luftën nga qyqarët dhe zuzarët e dëshmuar. Të poshtër!

Gjuha e urrejtjes dhe racizmi: Sot, sidomos politikanët e pozitës dhe përkrahësit e tyre mediatik, me të madhe e përdorin gjuhën e urrejtjes ndaj kryeministrit Edi Rama sikur që e përdorin edhe gjuhën e urrejtjes të mbështjellur me një racizëm të poshtër ndaj Drenicës, UÇK-së, të burgosurve politikë dhe pengjeve shqiptare që po mbahen në Burgun e Hagës. Edi Rama kritikohet, shahet, urrehet nga, siç thotë Umberto Eko, idiotët e rrjeteve sociale që mendojnë se tërë bota merret me postimet e tyre. Këta që po e kritikojnë Edi Ramën që ka kërkuar që KFOR-i ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës nuk po e përmendin faktin se KFOR-i e ka shtuar për disa qindra ushtarë praninë në veri dhe se nuk ka shtet që nuk ka dërguar forca shtesë. Gjithashtu e mëshehin faktin se pa lejen e KFOR-it as Policia e Kosovës nuk do të shkonte në veri e as Xhelali nuk do të raportonte aq lirshëm, si zëdhënës i Policiës, nga veriu. Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë dhe për çdo angazhim në dobi të Kosovës është fajësuar se po mban qëndrim paternalist për Kosovën. Pse duhet të flasë Edi Rama për veriun kur atje e kemi një ministër si Faraoni Krasniqi, një sakrifikues si Lulëzim Hetemi, i njohur si Lulo Kuka nga Leposaviqi etj. Raporti Kurti – Rama nuk është i natyrës politike e lëre më kombëtare, është raport i komleksit të inferioritetit. Është raport që i takon domenit të psikologjisë dhe psikiatrisë!

Për çdo njeri normal dhe liridashës, Drenica është Vendlindja e Lirisë dhe Pavarësisë kurse Prekazi është kryeqytet i kësaj Lirie dhe Pavarësie. Për ata që personalisht dhe familjarisht kanë qenë kundër lirisë dhe pavarësisë, Drenica është realitet i shpërfytyfrimit të tyre njerëzor, moral, kombëtar dhe politik, pra është vend primitiv që nuk socializohet kurrë, që vijnë në Prishtinë për t’u ngrohur (çfarë idioti), që kanë vozitur bilispica, që janë rritur me buallica dhe që janë shpërdorues të lirisë pasi kanë qenë kundër kriminelëve jugosllavë dhe serbë apo kotillës së tyre kombëtare dhe politike ku bëjnë pjesë Hakaka Nukaka, me pordhët nga bregdeti dhe ky farë leshkuraci i Kuvendit. Drenicën më së shumti e kanë sulmuar dhe dëmtuar ata që flisnin shqip por që mendonin dhe vepronin serbisht. Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën më shumë e kanë luftuar Fadil Hoxha nga Kosmeti dhe Shefqet Peçi nga Shqipëria se partizanët e Rankoviqit, Dapçeviqit dhe Titos. Hakaka Nukaka, si këshilltari kryesor i Kurtit e ka instaluar dhe promovuar institucionalisht gjuhën e urrejtjes dhe racizmin kundër Drenicës prandaj pse ia shihni për të madhe dikujt tjetër që, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe injorancës që e ka, në një shtet normal vetëm nën kujdestari do të futej në Kuvend e që e thotë këtë që e thotë. Çfarë poshtërsie!

Megjithatë ka të arritura edhe në diplomaci: Ministria që udhëhiqet nga Zonja  Katran (Shavrc) është shndërruar në një qendër të prostituimit diplomatik. Gjatë këtij mandat asnjë njohje për Kosovën përveç paraqitjeve skandaloze të vetëlavdërimit, spastrimit të ministrisë nga njerëz të papërshtatshëm për regjimin, nepotizmin partiak dhe familjar dhe shumë margaritarë, të padenjë edhe për korin diplomatik të fisit Zulu, më në fund u shënua një arritje e madhe; ambasadori i Kosovës në Banglladesh u bë anëtar i jurisë për zgjedhje të mis Turizmit në Bangladesh. URIME DHE LAVDI MARRËZISË!

 

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serb

Prof. dr. Agim R. ZOGAJ: Rizgjimi i fashizmit serb

Lajthitjet e diplomacisë evro-perëndimore Mendimi politik shqiptar, veçmas në Kosovë, vazhdimisht e mbron pikëpamjen se, …