Behxhet Shala

Behxhet Shala: Kryeministri Kurti, në përpjekje për t’ia rënduar gjendjen, ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, e goditi shumë ulët

Drejtori i KMDLNJ-së, veprimtari, analisti dhe ish i  burgosuri politik, Behxhet Shala në një analizë të tij ka shkuar se Hashim Thaçi, kryetar i Kosovës, Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Rexhep Selimi, kryetar i GP të LV-së, para Gjykatës Raciste Speciale në Hagë mund të  përballen, me burg të përjetshëm, po të dëgjohet Prokuroria. Këtë e mirëpresin edhe disa politikanë kryesorë në Kosovë. Së paku nuk do ta kundërshtonin këtë vendim. Kryeministri Kurti, në “euforinë” e menaxhuar ftohtë dhe saktë, në përpjekje për t’i rënduar gjendjen presidentit Thaçi, e goditi shumë ulët me fjalët se: “një pararendës imi në mënyrë të njëanshme nënshkroi ndalesën për dërgimin e FSK-së në veri të Kosovës …” në kohën kur ky kryeministër e ka të qartë se as Policinë e Kosovës nuk mund ta dërgojë në veri pa lejen e KFOR-it dhe ndërkombëtarëve. Madje, në përpjekje për ta përbuzur “pararendësin”, Kurti nuk denjoi as t’i përmend emrin, sikur ka bërë qysh ka marrë postin e kryeministrit. Çfarë ligësie kur shumica e këtyre policëve që po sakrifikohen në veri janë bashkëluftëtarë të “pararendësit”. E dyta, Xhelal Sfeçla u bë reporter lufte, nuk lë gjë pa regjistruar me telefonin e tij. Triumfalisht hyri në vilën e Radojçiqit nga na dërgoi fotografi nga brendia e vilës, përfshirë këtu edhe papuçet e dashnores së Radojiçiqit. Në të njëjtën kohë nuk e dha asnjë sqarim si u lejua që Radojiçiq, bashkë me çetën e serbë me aq lehtësi dhe komoditet të tërhiqet për në Serbi. Një dreq i madh është këtu siç thoshte  dikur “pararendësi” i Sfeçlës, Rrahman Morina!

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …