Brickos

Edi Rama i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që të marrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë për aktin barbar në veri të Kosovës

Edi Rama i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që të marrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë për aktin barbar në veri të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Kroacia ku po qëndron për një vizitë zyrtare i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare,  që të marrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë për aktin barbar në veri të Kosovës. Në fund të konferencës së përbashkët që mbajti me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Rama tha se i takon BE-së dhe NATO-s që të dënojnë aktin dhe të shmanget përsëritja e ngjarjes. Na duhet një qëndrim i unifikuar lidhur me atë që ndodhi, kjo jo vetëm në fjalë por edhe me fakte. Evropa e bashkuar, kryeministri i Kroacisë është një ndër njohësit më të thellë të labirinteve të kështjellës evropiane. Këtu bëhet fjalë për masa simetrike, minimumi që duhet të bëhet, jo vetëm nga Kosova por edhe në Serbi. Masat të merren edhe për Serbinë. Ka programe ka marrëdhënie për t’i thënë stop dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të Evropës dhe një rajoni, një grup kriminal i armatosur gjer në dhëmbë ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetën një polici e t’i gëzohet nderit më të lartë, zisë kombëtare”, ka thënë Rama. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …