Behxhet Shala

Behxhet Shala: Marrëveshjet ndërmjet subjekteve politike mund ta përmbysin rezultatin në balotazh

Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale të së dielës ka qenë i pritshëm por, sipas tij, fituesi real do të përcaktohet pas balotazhit. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se marrëveshjet politike ndërmjet subjekteve politike mund ta përmbysin rezultatin në balotazh kjo, pastaj tij, mund të prodhojë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend. Në këtë intervistë Shala ka komentuar edhe rezultatin e partive në këto zgjedhje. Ai ka theksuar se aktualisht LDK-ja ka marrë më së shumti vota, kurse PDK-ja mund të llogaritet fituese nëse i fiton zgjedhjet në Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj, ndërsa për Lëvizjen Vetëvendosje thotë se Prishtina është jetike. Ai ka thënë se AAK-ja nuk është ndarë keq, kurse Nisma nuk ka mundur të bëjë më shumë, ndërkaq AKR-ja thotë se ka befasuar në Mitrovicë dhe në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami kritikon ashpër LVV-në: Arsyetime banale që po e mbajnë Kosovën pa institucione

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika të forta …