Behxhet Shala

Behxhet Shala: Vetëvendosja e mbajti Kosovën në gjendje lufte, që nga themelimi e deri te marrja e pushtetit me 51% të votave

Drejtori i KMDLNJ-së dhe analisti, Behxhet Shala në një shkrim për gjendjen në vend tha se, pozita është dominuese në çdo fushë shkaku i numrave që i ka në Kuvend duke e shkelur, në raste e raste edhe duke e turpëruar opozitën kurse opozita po sillet sikur të ishte pjesë e sistemit politik e parlamentar të Madagaskarit. Pozita po e kalon çdo ligj apo nismë që e ka premtuar në fushatën zgjedhore pavarësisht se a do të jetë i zbatueshëm apo jo duke u mbështetur në një parim krejtësisht komunist se; prej kuantitetit del kualiteti! Nuk ka qeveri që punësimet në baza nepotiste thuaja i ka bërë pjesë të sistemit duke i legalizuar ato e që, jo se nuk ndjenë përgjegjësi por krijon arsyetim për secilin veprim. Nuk ka qeveri që ka qenë më jo transparente në bisedime me Serbinë e që vazhdon të jetë e tillë edhe sot duke e caktuar si kryenegociator një analfabet politik funksional si puna e Besnik Bislimit. Për të gjitha këto, ka shumë edhe për të përmendur, LV-ja e ka mbajtur Kosovën në gjendje lufte, që nga themelimi e deri te marrja e pushtetit me 51% të votave. Realisht, sot në Kosovë e kemi një demokraci krejtësisht të kontrolluar dhe të mbikëqyrur nga pushteti që lehtësisht mund të përfundojë në diktaturë të dhunshme… (Epoka e Re)

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …