​Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Do të propozohen dy rezoluta në Kuvend, një për liberalizimin e vizave, tjetra për ngritjen e çmimeve

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të propozohen dy rezoluta në Kuvend, një për liberalizimin e vizave, e tjetra për ngritjen e çmimeve. Tahiri tha se sa i përket liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës janë të diskriminuar padrejtësisht dhe se çështja e meriton seriozitetin e Qeverisë. Si grup parlamentar ne kemi kërkuar një debat në Kuvend, që lidhet drejtpërdrejt me diskriminimin dhe padrejtësinë që u behët qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Do ta prezantojmë një rezolutë, në mënyrë që Kuvendi ta adresojë këtë çështje në instancën më të lartë. Ajo që shohim nga kjo qeveri është një mungesë serioze e vizionit dhe përkushtimit për ta adresuar agjendën evropiane”, u shpreh ai. Tutje, Tahiri foli edhe për ngritjen e çmimeve, me ç’rast tha se do të propozohet një rezolutë që kërkon nga Qeveria vendosjen e çmimeve “tavan”, pasi që, sipas tij, ekonomia është duke shkuar drejt kolapsit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …