Smajl Latifi

Smajl Latifi: Baton Haxhiu është si një “megafon” të të gjitha pushteteve

Anëtari kryesisë së AAK-së, Smajl Latifi, i ka reaguar gazetarit dhe publicistit Baton Haxhiu, i cili thënë se Ramush Haradinaj është fajtori kryesor pse Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë marrë mbi 50 % të votave dhe se Ramush Haradinaj për arsye pragmatike është i gatshëm të futej në koalicion qeverisës. Latifi ka thënë se Baton Haxhiu është hidhëruar me AAK-në dhe Ramush Haradinajn sepse AAK dhe Haradinaj e kishin “dekonspiruar dhe ia kanë ndaluar projektin për ndarjen e Kosovës”

 “Baton Haxhiut i paska gufuar hidhërimi për Aleancën dhe Ramush Haradinajn, sepse ia kanë dekonspiruar dhe ia kanë ndalur projektin për ndarjen e Kosovës, e tash bëhet sikur i ditur për të treguar se sa e gatshme qenka Aleanca për koalicion me pushtetin! Smajl Latifi e ka quajtur Haxhiun si “megafon” të të gjitha pushteteve.

S’ka faj i shkreti, sepse gjithmonë ka qenë megafon i të gjitha pushteteve, prej ngado që kanë ardhur ato.E qartë, e pengon rritja e Aleancës, prandaj mundohet ta godasë atë edhe me gënjeshtra, një zanat që ai e ka mësuar mirë.

Mirëpo, për këtë e batona të tjerë, tash për tash, Aleanca është e vetmja opozitë e zëshme e këtij pushteti dhe këtë e kemi bërë e vazhdojmë ta bëjmë për çështje parimore e interesa të vendit, e jo për kalkulime e interesa të askujt”, ka thënë ndër të tjera Smajl Latifi, ka shkruar Smajl Latifi në një postim të tij

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …