Covid

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 1 mijë e 219 raste të reja, janë shëruar 257 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 283    testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 1  mijë e 219 raste  të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 257  të infektuar. Numri i rasteve aktive është rritur në  4 mijë e  225 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …