Betim Gjoshi

Bekim Gjoshi: Në Hagë po gjykohet Kosova dhe lufta e drejtë për liri e shqiptarëve dhe për shtet

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se Kosova nuk është shtet i tretë dhe nuk mund të ofrojë garancë për ish-krerët e UÇK-së dhe se po ashtu ai nuk mund të kërkojë nga Kroacia që të ofrojë garancë për ta. Gjoshi i PDK-së ka thënë së në Hagë po gjykohet shteti i Kosovës, lufta e drejtë për liri dhe e drejta e shqiptarëve për shtet të pavarur. Sipas Gjoshit, Kurti po i ik obligimit shtetëror për mbrojtjen e luftës së popullit. “Ti po ik nga mbrojtja e themeluesve të shtetit të Kosovës sepse edhe ti e din se pa UÇK-në askush prej nesh nuk do të jetonte sot në Republikën e Kosovës, por me shumë gjasë do të ishte akoma refugjatë në ndonjë shtet të rajonit ose më larg.”, shkruan Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …