Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu: Kryeministri Albin Kurti është duke i kërcënuar deputetët me zgjedhje nëse e votojnë projektligjin për Trustin

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke i kërcënuar deputetët me zgjedhje nëse e votojnë projektligjin për Trustin, i cili do të dalë sot në votim. Nëse deputetët lihen të lirë që në vullnetin e tyre të votojnë projektligji për trustin kalon, nëse vazhdon ky presion i pushtetit të Albin Kurtit mbi deputetët e shumicës me kërcënime se vendi do të shkojë në zgjedhje nëse e votojnë trustin, ose se do t’i largojë nga koalicioni partnerët të cilët i ka, edhe të minoriteteve edhe të Listës Guxo, atëherë rrezikohet të mos kalojë. Këto kërcënime i kanë treguar deputetët e minoriteteve, por edhe disa nga deputetët e Vetëvendosjes.  Partia Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media ka kërkuar nga deputetët e të gjitha partive politike që sot në seancën e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro pikës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës që  nga fillim viti 2020 po përballen me krizën financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …