Kryeministri, Edi Rama, foli për mosnjohjen e Kosovës nga ana e autoriteteve ukrainase, edhe pse qeveria e Kosovës mbështet fuqishëm këtë vend

Kryeministri, Edi Rama, foli për mosnjohjen e Kosovës nga ana e autoriteteve ukrainase, edhe pse qeveria e Kosovës mbështet fuqishëm këtë vend

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli në vëmendje mosnjohjen e Kosovës nga ana e autoriteteve ukrainase, edhe pse qeveria e Kosovës mbështet plotësisht Kiev-in zyrtar me sanksionimin e Rusisë. Ai tha se është edhe Ukraina që ende nuk e ka njohur, Kosovën,  e cila pavarësisht kësaj, po bën të njëjtën gjë me sanksionet dhe po jep mbështetjen e plotë për Kievin. Çfarë do të thotë kjo?”, pyet Rama. “Që këtu jemi në një linjë të asaj çfarë ne përfaqësojmë. Sepse kjo është gjëja e duhur”, shtoi ai. Edi Rama  i garantoi presidentit ukrainas Vladimir  Zelensky se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e kanë aspak problem që statusi kandidat t’i jepet Ukrainës. “Jemi këtu thjesht për t’i thënë jo vetëm mikut tonë të dashur Zelensky, por gjithkujt, se nuk kemi asnjë problem nëse BE i jep statusin kandidat Ukrainës, nënvizoi kryeministri.

Sipas tij, askush nuk duhet të thotë se “ne do të bëhemi nervozë nëse Ukraina e merr statusin”. Përkundrazi, u shpreh Rama, do të jemi të lumtur për BE-në, sepse do të bëjnë diçka për veten, jo për ne

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …