Bekim Jashari: Në mes dhembjes dhe krenarisë, sot i kujtojmë të gjithë të rënët në Qirez e Likoshan 21 vite më parë

Bekim Jashari: Në mes dhembjes dhe krenarisë, sot i kujtojmë të gjithë të rënët në Qirez e Likoshan 21 vite më parë

Sot është shënuar 21 vjetori i Betejës së Likoshanit dhe Qirezit që njëherit shënon edhe fillimin e luftës së armatosur në Kosovë. Në mëngjesin e ditës së sotme qytetarë të shumtë por edhe përfaqësues të institucioneve kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari në fjalën e tij ka thënë së në mes dhembjes dhe krenarisë që sjellin datat e rëndësishme të ngjarjeve që kanë lenë gjurmë në histori sot i kujtojmë të gjithë të rënët e familjeve Ahmeti, Rexhepi, Nebihu, Xheli, Sejdiu, Rama dhe Fazliu. Janë të freskëta kujtimet kur këto familje u gjenden përball një hakmarrje të egër nga forcat policore serbe të cilat u thyen keq nga njësiti i UÇK-së. Gjatë Lisat kanë mbetur përherë në mendjet tona duke na kujtuar vuajtjet e familjeve të sulmuara egërsisht, për të cilat më vonë do t’i njoh e gjithë Kosova e do t’i respekton e gjithë shqiptaria. Ne si popull jemi të përcaktuar të ndërtojmë një të ardhme të ndritur për gjeneratat e reja, fëmijët tanë duke e kujtuar gjithnjë të kaluarën tonë të lavdishme dhe luftën e UÇK-së, tha ndër të tjera kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …