Bekim Jashari në një ceremoni ka zyrtarizuar kandidaturën e tij edhe për një mandat

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari në një ceremoni ka zyrtarizuar kandidaturën e tij edhe për një mandat

Kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një ceremoni madhështore ka zyrtarizuar kandidaturën e tij edhe për një mandat. Ai ka bërë zyrtarizimin e kandidaturës së tij në një ceremoni ku një numër enorm i qytetarëve i janë përgjigjur ftesës së tij. Kryetari Jashari në adresimin e tij para qytetarëve ka premtuar se do t’i vazhdojë punët e mira për komunën e Skenderajt. “Derisa dje ideal kishim çlirimin e vendit të cilin e arritëm me mund e sakrificë, sot ideal i secilit prej nesh është zhvillimi ekonomik i shtetit të cilën do ta arrijmë me dije e përkushtim maksimal në shërbim të vendit. Andaj sot po fillojmë rrugëtimin e përbashkët rreth slloganit ‘Ideal për Skenderajn’”, ka theksuar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …