Bekim Jashari

Bekim Jashari: Varret e masakrave si këto në Rezallë, janë dëshmia më e fortë për sakrificën dhe  vuajtjen e popullit shqiptar

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Hamëz Jashari, ka bërë homazhe te Kompleksi i varrezave të martirëve në Rezallë nga ku u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që t’i bëjnë presion Serbisë për gjithë gjenocidin që ka kryer në Kosovë. Ai  ka thënë se gjitha varret e masakrave janë dëshmia e fortë për gjithë ata që kanë hezitime për sakrificën dhe vuajtjen e popullit shqiptar. Bëmë nderime dhe homazhe këtu në kompleksin memorial të dëshmorë martirëve në Rezallë. 23 vite pas rënies së tyre. Shihni gjithë këto varre,  këtu është dëshmia më e fortë për gjithë ata që ende kanë hezitime apo hamendje në kokat e tyre se çfarë sakrifica dhe vuajtje ka pasur populli ynë, familjet tona për të arritur tek kjo ditë. Është një dëshmi shumë e fortë për të gjithë faktorin ndërkombëtar që të ‘i bëjë presion dhe njëherë dhe presion Serbisë për gjenocidin dhe masakrat dhe krimet që i ka bërë gjithandej Kosovës vetëm e vetëm pse kanë folur shqip dhe kanë thirr nën e tyre në gjuhën shqip. Ne do të vazhdojmë deri në frymën e fundit, breza pas brezi derisa të ketë shqiptarë që t’i nderojmë dhe respektojmë të rënët tanë sepse vetëm kështu duke respektuar me dinjitetin më të lartë mund të arrijmë përpara në rrugë të drejtë. Sepse po e harruam këtë historia na tregon se çfarë ka ndodhur. Lavdi të gjithë të gjithë të rënëve për lirinë që ne sot gëzojmë. Dashtë zoti që ne të jemi më afër”, tha Bekim Hamëz Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …