Arbanë Qeriqi-Gashi: Në tre vjetorin e shkuarjes në amshim të çlirimtares Fetnete Maxhun Ramosaj

Arbanë Qeriqi-Gashi: Në tre vjetorin e shkuarjes në amshim të çlirimtares Fetnete Maxhun Ramosaj

Kaluan tri vjet që po ndihet mungesa e zërit të së vërtetës për gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve, tre vjet që mungojnë shkrimet për dëshmorët nga ZOD, tre vjet që mungojnë shkrimet analitike që ju çirrnin maskat mashtruesve, pseudo analistëve, tre vjet që mungojnë shkrimet për zërin e fuqishëm në mbrojtje të çlirimtarëve… po çka nuk mungon nga dora jote, nga mendja jote e ndritur e mbushur plot e përplot atdhedashuri, plot e për plotë frymëzim për kombin e atdheun.

Ende nuk doli askush pas teje që të bëjë studime të tilla si ato që i bëje për krimet e luftës në Kosovë. Te Fetnete Maxhun Ramosaj, ishin kombinuar në mënyrë të përsosur fisnikëria e idealeve me argumentimin e fakteve reale, historike.

Përkundër të gjitha këtyre kontributeve të Fetnetës, në zbardhjen e gjenocidit në Kosovë, që i argumentoi me fakte historike, e mbyllën Institutin për Krime të Luftës në Kosovë. Tani e sa kohë duan ta ri themelojnë por ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Duke e ditur punën kolosale të çlirimtares Fetnete Ramosaj, së bashku më shokët e idealit: Faton Mehmetaj e Fatmir Arifi dhe shumë të tjerë, iniciuam që kurdo që ri themelohet Instituti, edhe pse nuk po duket asgjë ende në horizont, ky Institut të mbajë emrin e veprimtares, çlirimtares, studiueses Fetnete Maxun Ramosaj.

Në këtë tre-vjetor sërish publikisht i bëj thirrje Ministrisë së Drejtësisë të marrë mundin ta shqyrtojë kërkesën për këtë iniciativë të arsyeshme. E kanë obligim moral të kthejnë përgjigje, sepse deri tani mbi 10 herë i kam bërë shkresa zyrtare ministres Haxhiu dhe kabinetit të saj, por asnjëherë nuk kanë marrë mundin të kthejnë përgjigje, se lëre më të më pranojnë në takim.

Duhet pasur parasysh se proceset kombëtare por edhe politike nuk nisin me ardhjen në pushtet të partive politike, andaj nuk kanë të drejtë të mos njohin kontributin paraprak të atdhetarëve, por në rastin konkret edhe kontributin kolosal të Fetnetës.

Një obligim në këtë drejtim e kanë të gjitha ata që në përvjetorë e kujtojnë, por ditëve të tjera sikur harrojnë, jo të gjithë por një pjesë e konsiderueshme po, sepse sipas mendimit tim nuk mjafton vetëm fjala LAVDI, por duhet dalë hakut Fetnetes, në këtë drejtim sepse ajo bëri shumë për ne, për Kosovën tonë, andaj duke i vënë emrin e saj, Instituti do të jetë kuptim plotë, sepse ishte pikërisht studiuesja,  Fetnete Ramosaj, ajo që e bëri me emër atë Institut me punën e saj madhore, me veprat e botuara për krime lufte, me ekspozitat, me projektet kapitale, që asnjë e them me kompetencë të plotë nuk bëri sa Fetnetja. Andaj emri i saj do ti bënte nderë institucionit dhe mbarë Kosovës por edhe më gjerë.

Nuk është vetëm dëshira ime dhe e atyre që e përkrahin këtë Projekt por para së gjithash e kemi detyrim një gjë të tillë..

Vepra e saj është derdhur në të gjitha themelet e shëndosha atdhetare e kombëtare. Guximi dhe maturia ishin virtyte  që kishte Fetnetja.

Mbresat dhe kujtimet e pashlyeshme do ti ruaj sot e mot,  në zemrën time për Ty Fetnete, që ishte e pa përkulur ndaj vështirësive, që nuk kishe edhe shumë shoqe si TY.

Mjafton ta lexoni këtë fjali të shkruar nga Fetnete Ramosaj dhe të kuptoni personalitetin e saj: ‘Jam shumë e nderuar dhe krenare që isha pjesë e luftës për liri, e njerëzve të terrenit, që mbi gjithçka e kishim lirinë! Ashtu janë dhe duhet të jenë të gjithë bashkëluftëtarët e mi, pavarësisht sfidave të kohës! Jo gjithkush e ka fatin të jetë pjesë e bërjes së Lirisë!”   Shkruante mes tjerash Fetnetja, motra jonë e paharruar.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …