Ben Andoni: Ekspansioni politik i Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut e rrezikon Kosovën

Ben Andoni: Ekspansioni politik i Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut e rrezikon Kosovën

Egoja e Kurtit po shtrihet mbi partinë, thotë publicisti Ben Andoni, sipas të cilit kryeministri i Kosovës po kërkon ta shtrijë kudo ndikimin e tij. Përfshirja e Lëvizjes Vetëvendosje në garën për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, rrezikon t’i cenojë edhe zgjedhjet në Kosovë. Partia e tij u fut zyrtarisht në koalicion me opozitën shqiptare në shtetin fqinj. Kurti është futur që herët në këtë garë, duke u renditur kah partitë shqiptare në opozitë si Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike. Po mendoj se edhe pa Vetëvendosjen, faktori shqiptar është shumë i përçarë në Maqedoni. Ky rast, thjesht do e konfuzojë dhe mbi të gjitha është larg sensit për një ideologji bashkë kombëtare dhe akoma më larg asaj që po bëhet në këtë fushë nga fushat e ndryshme shqiptare. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë të merren vesh mes tyre, para se të futen faktorë të jashtëm. Që prej ardhjes në pushtet, Kurtin  e intrigoi pjesëmarrja në skenën politike shqiptare edhe në shtetet përreth, në disa mënyra. Në Shqipëri i bëri zyrtarisht opozitë kryeministrit, Edi Rama, duke garuar me partinë e tij në zgjedhjet parlamentare në vitin 2021, në Kosovën Lindore  intervenoi duke e mbështetur një krah politik, opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut ia dha një dorë në gusht, në një vizitë atje që shkaktoi shumë polemika, tha mes tjerash analisti, Ben Andoni.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …