Ben Emerson

Ben Emmerson: Dëshmitari ndërkombëtar, Frederik Abrahams, nuk e ka të bazuar pjesën më të madhe të dëshmisë, ato janë opinione

Dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorisë në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, Frederic Abrahams, punon për “Human Right Watch” por sipas avokatëve mbrojtës dëshmitari ndërkombëtar nuk e ka të bazuar pjesën më të madhe të dëshmisë së tij dhe se e njëjta bazohet më shumë në opinione. Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, tha se duhet gjetur baza për pyetje meqë shumica e dëshmisë së tij nuk kanë asnjë lloj burimi. Sipas Emmerson, dëshmitari ka dhënë dëshmi të konsiderueshme por që ato janë opinione të tij për strukturën e komandimit të UÇK-së dhe mendime të tij për kategoritë që mund të konsiderohen si kolaboracionistë. Mendimet e tij janë që disa nga gjërat që ndodhin janë se janë thjeshtë politike të UÇK-së, dhe ai thotë ‘sikur të mos behej kjo, mund të mos kishte ndodhur kjo’. Pra në një rast, pas sulmit të pas qershorit 1999 vet raporti thotë ne nuk jemi në gjendje të tregojmë nëse ka qenë politikë e UÇK-së apo kanë qenë grupe të caktuara sporadike të UÇK-së që vepronin në mënyrë të izoluar, ky është raporti, dhe ai komenton raportin e tij vet. Dhe tani ka ardhur në bankën e dëshmitarëve, sepse ai ka ndryshuar edhe opinionet pas ka lexuar raportin e Dik Martit”, tha  Emmerson.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …