Ben Emmerson: Kadri Veseli duhet të lirohet pasi qëndrimi i tij në paraburgim nuk është i justifikueshëm

Ben Emmerson: Kadri Veseli duhet të lirohet pasi qëndrimi i tij në paraburgim nuk është i justifikueshëm

Lirimi i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli nga paraburgimi në Hagë po kërkohet me ngulm nga avokati i tij, Ben Emmerson. Ky i fundit në një parashtresë prej 18 faqesh dhe 38 pikash argumentuese të dërguar në gjykatë ka elaboruar arsyet ligjore ndaj Veselit duhet të shfuqizohet masa e paraburgimit. mbrojtësi i Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se klienti i tij duhet të lirohet nga paraburgimi, pasi që një masë e tillë që aktualisht është në fuqi, nuk është më e justifikueshme. Në parashtresat e tij, që përmbajnë edhe anekse tjera konfidenciale, Emmerson ka thënë se mbrojtja ka paraqitur kushte të mjaftueshme të cilat sigurojnë se masa e arrestit shtëpiak nuk do të paraqiste rrezik për mbarëvajtjen e procesit gjykues, shkruan lajmi.net. Emmerson në argumentimet e tij ka adresuar gjetjen e vetme mbi të cilën u bazua paneli i Apelit para disa muajsh kur ia refuzoi lirimin Veselit, e cila ka të bëj me pretendimet dhe dyshimet e gjykatësve mbi aftësitë monitoruese të Policisë së Kosovës, pavarësisht se drejtori i kësaj të fundit kishte çuar letër garantuese për ish-kreun e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …