Ben Emerson

Ben Emmerson: Të gjitha provat që gjenden në segmentin publik konfirmojnë manipulimet e provave nga autoritetet serbe

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson,  sot në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj krerëve të UÇK-së ka fajësuar Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Speciale  se nuk i ka nxjerrë provat shfajësuese, duke saktësuar se  të gjitha provat që gjendet në domenin publik konfirmojnë manipulimet të provave nga autoritetet serbe. “Ka shumë prova që gjenden në domenin publik dhe të gjithat konfirmojnë  manipulim të provave nga autoritetet serbe siç është zhvarrosja e varreve masive të viktimave në kufi me Serbinë ku është gjendur një kamion”. Emmerson ka thënë se këto prova janë të rrejshme, të cilat përfshijnë torturën e shantazhin, dhe të njëjtat nuk janë dhënë nga Zyra,  apo ajo nuk i ka përfshirë në materialet shfajësuese. Volumi i kësaj çështje gjyqësore është tepër i madh. Tani kemi arritur vetëm 70 për qind të materialeve, ka diçka që nuk shkon. U dashkan edhe 7 muaj të tjerë për ta përfunduar. Duhet një afat këtu”, ka kërkuar Emmerson , duke shtuar se ka orvatje serioze për t’i manipuluar provat. Ka gjëra të cilat çdo prokuror që ndodhet dhe merr pjesë në këtë proces mund të jetë në dijeni të informacioneve që kanë parë. Provat e forcave serbe në terren në Kosovë që kanë pasur municione kineze për ta bërë situatën, për të vrarë civilë, dhe të dukej sikur i kishte bërë nga UÇK-ja. Këto janë orvatje serioze për t’i manipuluar provat, është shprehur, avokati, Ben  Emmerson.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …