Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe i ka dërguar një ankesë gjykatës së Apelit, i pakënaqur me gjyqtarin francez

Gregory Keohe: Zyra e Prokurorit ka të bëjë me shërbimin e fshehtë serb, nga i cili ka marrë shumë materiale

Avokatët e krerëve të UÇK-së kanë vazhduar të fajësojë Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë për fshehje të dokumenteve shfajësuese dhe bashkëpunim me shërbimet sekrete të Serbisë. Avokati i  Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka akuzuar Zyren se ka marrë shumë informacione dhe dokumente nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë.  Ajo ka dëgjuar dhe ka marrë shumë akuza që sigurisht që nuk e gjetën rrugën deri në aktakuzë, që bashkëpunojnë me Rusinë, siç po ndodh në Ukrainë, por kjo është një gjë tjetër. Siç thashë po merr prova materiale nga serbët që padyshim do ta cenojnë kredibilitetin e Zyrës. Avokati Keohe ka deklaruar se me mijëra materiale shfajësuese  janë duke u fshehur nga Zyra  edhe 16 muaj pas burgosjes së krerëve të UÇK-së. “Nëse dokumentet janë në dispozicion të Prokurorisë, ato duhet të na dorëzohen menjëherë”, ka kërkuar avokati Gregory Keohe. Ndërkohë derisa avokati i Thaçit ka folur për këtë keqpërdorime nga Prokuroria, Gjykata Speciale disa herë e ka mbyllur seancë për publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: LVV në vend të zbardhjes së rastit të Astrit Deharit organizon turne shahu

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka kritikuar Vetëvendosjen për mos …