leoni

Beqë Sefer Gashi (15.6.1959 - 7.4.1999)

Beqë Sefer Gashi (15.6.1959 – 7.4.1999)

Beqë Gashi lindi më 15 qershor 1959 në fshatin Buqan, komuna e Pejës. Rrjedh nga një familje me tradita kombëtare, e cila gjithmonë ishte halë në sytë e pushtetit serb.

Babi, Seferi shpesh është keqtrajtuar nga policia serbe që në vitet e pesëdhjeta. Prindërit Sefer dhe Hasime Gashi  kishin tetë fëmijë, shtatë djem dhe një vajzë. Dëshmori Beqë Gashi, shkollën fillore e kreu në Baran, ndërsa të mesmen në Pejë. Ishte i martuar dhe pas vetes la tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Meqë vëllezërit e dëshmorit punonin në Zvicër dhe merrnin pjesë në ndihmën për furnizim me armë për Kosovën në luftën kundër regjimit serb. Beqë Gashi ishte një ndërlidhje e mirë, madje vazhdimisht angazhohej në këtë drejtim. Pas resiztencës së njohur kundër policisë serbe në Jabllanicë, dëshmori vihej në lëvizje për sigurimin e armatimit. Bashkëpunonte me nipin dhe dëshmorin Agim Zeneli nga Jabllanica. Me daljen në skenë të UÇK-së, Beqa angazhon edhe të vëllanë, Zhujën, në radhët e saj. Pikërisht më 25 prill 1998, gjenden nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Derisa Zhuja, duke u kthyer me armatim nga Shqipëria, bie në një pritë në Ponoshec, kapet nga forcat serbe, keqtrajtohet, burgoset dhe vuan dënimin në burgjet e Pejës, Nishit, Dubravës, Lipjanit dhe së fundi në Mitrovicën e Sremit, ku lirohet në tetor të vitit 2000.

Beqë Gashi angazhohet në formimin e e Shtabit në Buqan, merr pjesë në mbrojtjen e Vranocit, kur forcat serbe sulmojnë në maj të vitit 1998, përkatësisht lufton trimërisht me 2 dhe 3 gusht 1998 në ofensivën e Jabllanicës dhe të Gërgocit. Më vonë angazhohet në komandën e Zonës në logjistikë për të siguruar veshmbathje pë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkohë sistemohet si ushtar në Batalionin që e komandonte Agim Zeneli, ku kryente me respekt urdhrat nga i nipi. Kështu vazhdoi deri në rënien e Agim Zenelit, kur edhe i besohet angazhimi me policinë e Zonës së tretë operative, ku bashkëpunonte me komandantin Fadil Nimani. Detyrë e veçantë e tij ishte angazhimi në Lugun e Baranit. Gjithnjë në luftë të pa kompromis kundër forcave ushtarake serbe.

Me 7 prill 1999 rau vra në Zhebël, në një luftë të ashpër, ballë për ballë. U vra, por nuk vdiq. Ndër breza do të jetojë përherë

Trupi i tij pushon i qetë në varrezat e fshatit Buqan të Pejës (H.H)

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Në familjen Muzaqi, në Vushtrri, më 13 nëntor të vitit 1978 u lind, Arsim Muzaqi. …