Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Gastronomet nuk do janë të vetmit që do ngritën në protesta nëse shtrëngohen masat anti-Covid

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se gastronomet nuk do janë të vetmit që do ngritën në protesta, në rast se shtrëngohen masat kundër parandalimit të koronavirusit. Rukiqi, me anë të një postimi e ka lënë fajtor fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit për rritjen e numrit të rasteve, teksa ka thënë se “biznesi nuk mund ta paguaj vazhdimisht “faturën”. “Nëse ka shternim masash, gastronomet nuk do të jenë të vetmit që do të protestojnë. Biznesi nuk mund ta paguaj vazhdimisht “faturën” e pandemisë, sidomos tani kur numri i rasteve është rritur, si pasojë e fushatës zgjedhore”, thuhet në postimin e tij. Gastronomet për të hënën kanë paralajmëruar një marsh-proteste në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar masat për mbyllje të bizneseve, për heqjen e dënimeve dhe subvencionimin e pagave si dhe qirave për shkak të pandemisë COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …