Berat Rukiqi: Rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4% për shkak të jostabilitetit politik në vend

Berat Rukiqi: Për dallim prej qeverive të kaluara, qeveria Kurti e mbron çdo zyrtar të vetin, të akuzuar për krime

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqit,  ka deklaruar se për dallim prej qeverive të kaluara, qeveria e tanishme e kryeministrit Kurti e mbron çdo zyrtar të vetin, pavarësisht se ka fakte e indikacione të qarta për shumë raste. Kurti nuk reflektoi siguri për atë çka po e thotë, por reflektoi nervozë e frikë dhe sigurisht ka një arsye të caktuar për këtë dhe ne besojmë që vetë afërsia e kryeministrit dhe njerëzve rreth tij me personazhin kryesor të kësaj afere, pronarin e kompanisë “Bukë e Zemër” që ka porositur rezervat shtetërore, në këtë rast Ridvan Muharremi, i ka dhënë mjaftueshëm arsye kryeministrit që të shfaqë këtë nervozë dhe të del në mënyrë të paprecedentë ta mbrojë një rast i cili është krejt në fillim të hetimeve.  Ne mendojmë që janë edhe elementet e një krimi të organizuar në kuptim të asaj se qysh ka rrjedhur jo vetëm kjo aferë por edhe aferat e kaluara. Pra, janë elemente që duhet të hetohen, e sidomos te ky rast pasi ka indikacione se ka ndërlidhje me nivele të larta të këtij pushteti.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …