Berisha: Kosova po ndodhet në presion të madh, Specialja, taksa e grevat janë të planifikuar nga “nëntoka politike”

Zafir Berisha: Kosova në presion të madh, Specialja, taksa e grevat janë të planifikuar nga “nëntoka politike”

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha po konsideron se Kosova po ndodhet në një presion të madh nga jashtë dhe nga brenda. Këtë koment e ka bërë përmes një shkrimi ku po konsideron se të gjitha presionet duke filluar me Gjykatën Speciale, taksën e grevat janë të planifikuar nga “nëntoka politike”. “Mos i’a vritni ëndrrën Kosovës!!! Kosova në përpjekjet e saja për ta konsoliduar shtetin funksional, në këtë fillim vit po përballet me presione të mëdha nga jashtë dhe brenda saj. Gjykata Speciale, ë 100% ndaj Serbisë, ofensiva serbe për heqjen e njohjeve nga shtetet që e kanë njohur Kosovën, interesat Ruse në Ballkan dhe në anën tjetër greva e punëtorëve të arsimit, bllokimi i punës në gjashtë Universitete Publike, greva e punëtorëve të shëndetësisë, paralajmërimi i grevës nga punëtorët e administratës shtetërore etj., me gjasë po dalin të jenë të orkestruara nga nëntoka politike e cila po vepron sipas një thënie popullore “ Ujku do mjegull” për të realizuar ambicie të caktuara dhe objektiva të disfavorshme për Kosovën Realizimi i ambicieve politike duke dëmtuar shtetin i cili është bërë fal rezistencës dhe sakrificës shekullore të popullit të Kosovës është i papranueshëm jo etik i cili do të dënohet nga historia dhe nga gjenerata e cila po pëson rënie, mirëpo që koha do ta ngris fuqishëm mbi këtë mjegull e padrejtësi që po bëhet. Sistemi demokratik e ka një të mirë që qeveritë shkojnë e vijnë por shteti mbetet dhe ai nuk mposhtet”, ka shkruuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …