Krasniqi: Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Kosovës, UÇK-në, po e quan ndërmarrje kriminale?!

Jakup Krasniqi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i kuptojë drejt reagimet e Kosovës në raport me Serbinë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka komentuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shfuqizimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë. Ai ka thënë se Amerika  duhet t’i kuptojë drejt reagimet e Kosovës në raport me Serbinë, sepse Kosova nuk ka bërë asnjë veprim të vetëm për t’i prishur raportet me Uashingtonin zyrtar. Taksa 100 për qind është reagimi më i butë i mundur i Qeverisë së Kosovës dhe ajo  duhet të vendosë edhe kushte të reja për Serbinë. Krasniqi ka tërhequr vërejtjen se  mos ekzistimi i konsensusit kombëtar për këtë fazë të dialogut është përgjegjësi e politikës sonë, meqë në këtë fazë Kosova nuk ka çfarë t’i japë Serbisë. Kosova nuk ka nevojë të ngutet për këtë fazë të dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën po i nevojitet Serbisë dhe pse u dashka t ia plotësojmë atë dëshirë ka thënë mes tjerash ish kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …