Hamid Qorraj: Reagim publik ndaj lajmit të rremë të televizionit T7

Hamid Qorraj: Reagim publik ndaj lajmit të rremë të televizionit T7

Televizioni T7, në edicionin e lajmeve të orës 19,30, në kuadër të reportazhit për grevën e SBASHK-ut në Deçan, ka dhënë një lajm plotësisht të rremë se ne Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan drejtori i shkollës ka pas një përleshje me një profesor të këtij Gjimnazi, sot, ditën e martë, më 22 janar 2019.

Ju njoftoj se ky është lajm plotësisht i rremë dhe i shpifur. Ndërkohë ju njoftoj se në Gjimnazin tonë nuk ka pasur as sot as kurrë asnjë zënkë më të vogël gojore e lere më përleshje midis asnjë mësimdhënësi apo punëtori tjetër të shkollës sonë duke më përfshirë edhe mua. Këtë reagim ia kam bërë të qartë edhe gazetares së televizioni T7, Leonita Bajrami. Me të jemi dakorduar që televizioni T7 të bëjë demantin dhe demantin e pres të bëhet i plotë dhe i qartë për publikun sa më parë.

Me respekt, drejtori Hamid Qorraj.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …