leoni

340 punëtorë të Telekomit të Kosovës pranuan ofertën e Qeverisë për pensionim të parakohshëm ose "largim vullnetar" nga puna(!)

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të përfshihet në procesin e privatizimit të të Telekomit të Kosovës

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të përfshihet në procesin e privatizimit të të Telekomit të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ministri ka treguar se ka kërkuar nga BERZH të ofrojë asistencë teknike (në formë të grantit) për fazën e ristrukturimit dhe ripozicionimit të kësaj ndërmarrjeje. Në kërkesë, ka shtuar ministri Lluka, kam potencuar faktin se Qeveria e Kosovës, në bazë të planit të saj qeverisës, parasheh privatizimin e kësaj ndërmarrjeje. Sipas tij, BERZH është përgjigjur pozitivisht dhe ka shprehur gatishmërinë për të ofruar asistencë teknike në fazën e ristrukturimit, ofrimin e një kredie deri në 25 milionë euro si dhe hartimin e një dokumenti mbi hapat që duhet të ndjekë Qeveria e Kosovës për privatizimin e kësaj ndërmarrje, i cili ndër të tjera bazohet në principet si në vijim: vlerësimin e drejtë të secilës ofertë për privatizim të Telekomit, përkushtim dhe transparencë në këtë proces, inkurajim të konkurrencës si dhe rishikim të proceseve dhe strukturave brenda Telekomit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …