leoni

Hisen Berisha

Berisha: Përfaqësuesit institucional të Kosovës, duhet të bëjnë kërkesën zyrtare në adresë të instancave të shteteve që ofrojnë garanci

Ish eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha ka shkruar se pas Kroacisë, tani edhe Austria e Sllovenia kanë ofruar garanci për lirimin me kusht të të arrestuarve në Hagë. “Radha është te Presidentja, Kryeministri apo Kryeparlamentari që të veprojnë institucionalisht për të ofruar garancë, së pari duhet treguar kredibilitet institucional dhe integritet personal. Presidenti kroat u tregua i gatshëm të bëhet garant i lirimit me kusht të të arrestuarve të UÇK në Hagë.Përfaqësuesit institucional të Kosoves, në vend të deklaratave, përmes administratorëve nëpër zyra, duhet të bëjnë kërkesën zyrtare në adresë të instancave të shteteve që ofrojnë garanci. Me këtë i vënë në veprim procedurat formale në TS për Kosovën në Hagë. E kjo mundësi garantimi për lirim me kusht e mbrojtje në liri, nga adresat e komunikimit institucional zyrtarë që kam tanimë do të vijnë edhe nga Austria dhe e së fundmi edhe nga Sllovenia. Mbaj mend se kur ishin në burgjet serbe z. Kurti e të tjerët, kuadro të larta të UÇK-së, të afërt më pas edhe bashkëpartiak, kërkesa e z. Thaçi e përfshiu edhe z. Kurti specifikisht. Ju veproni si institucione për ç’gjë obligoheni ligjërisht, përgjegjësinë e mbajmë individualisht secili për veprimet publike. Në mos protokolin shtetëror, kështu na obligon tradita, ka shkruar në mes tjerash ish eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …