Besa Ismaili: Kurti dhe dilema e populizmit

Përkrahja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur një çështje kyçe për të ardhmen ndërkombëtare të Kosovës, megjithëse për momentin, qeveria e Albin Kurtit ka refuzuar vazhdimisht angazhimin serioz në këtë drejtim. Vizita e dërguarit special të BE-së për dialog, Sorensen, në Prishtinë, ka nxjerrë në pah domosdoshmërinë e këtij dialogu, në një periudhë të pasigurt politike për Kosovën. Pavarësisht refuzimeve dhe taktikave populiste të Kurtit, statusi i Kosovës në arenën ndërkombëtare mbetet ngushtë i lidhur me progresin në negociatat me Serbinë.  Tani që legjitimiteti elektoral i Kurtit është në rënie, mund të shohim një kthim të mundshëm të tij si mbështetës i zjarrtë i dialogut, madje mund të pranojë marrëveshje pa mbajtur integritetin e negociatave, duke e konsideruar si një mundësi për të ruajtur mbështetje populiste. Ky oportunizëm politik është një praktikë e njohur e Kurtit: kur i leverdis elektoralisht, ai bojkoton; kur ka nevojë për mbijetesë politike, ai është i gatshëm të negociojë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ: PDK-ja rritet për një, LDK-ja bie në 14 ulëse

Derisa numërimi i votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit po shkon drejt fundit kjo ka …