Besnik Berisha

Besnik Berisha: Vendimi për votimin e Qeverisë është i pakontestueshëm dhe vota e deputetit, Etem Arifi e ligjshme

Avokati, Besnik Berisha, insiston se vendimi për votimin e Qeverisë së Kosovës është i pakontestueshëm dhe vota e deputetit të dënuar me burg, Etem Arifit është e ligjshme. I pyetur nga gjykatësja e Kushtetueses, Gresa Caka se a mund të vendoste Gjykata Kushtetuese për shkuarjen në zgjedhje në rast se e shpallin të pavlefshme votën e deputetit,  Etem Arifi, Berisha tha se kërkesa e kësaj natyre për zgjedhje nuk ka asnjë bazë kushtetuese”. Si përfaqësues juridik i Qeverisë, Berisha  ka thënë se Kushtetuesja s’ka asnjë arsye që ta shpallë të pavlefshëm votimin e Qeverisë. Ne konsderojmë se nuk ka asnjë arsye kushtetuese dhe as ligjore. Sipas tij, në rast se mandati i deputetit, Etem Arifi nuk duhej llogaritej, i bie se përbërja në Kuvendin e Kosovës ka qenë 119 deputetë dhe shumicën e kanë bërë 60 prej tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët çekë dhe moldavë simulojnë sulm të jashtëm në Kosovë

Ushtarët çekë dhe moldavë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe zhvilluan një stërvitje intensive në bazën …