Përfundoi seanca dëgjimore për interpretimin e ligjshmërisë të votës së deputetit, Etem Arifi, ditën e votimit të Qeverisë Hoti

Përfundoi seanca dëgjimore për interpretimin e ligjshmërisë të votës së deputetit, Etem Arifi, ditën e votimit të Qeverisë Hoti

Ka përfunduar seanca dëgjimore për interpretimin e ligjshmërisë së votës së deputetit, Etem Arifi në ditën e votimit të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin. Në  seancën  e Gjykatës Kushtetuese sot është  diskutua për votën e deputetit, Etem Arifi, i cili ishte dënuar me burg në kohën e zgjedhjes së qeverisë Hoti, në të cilën votoi edhe ai. Gjyqtari i Kushtetueses, Bekim Sejdiu, pyeti përfaqësuesin e Vetëvendosjes, Blerim Sallahu se a konsideron se çdo votim i ndonjë vendimi nga deputeti Arifi është i kontestueshëm ligjërisht. Mirëpo, Sallahu nuk pati përgjigje për këtë duke thënë se nuk e kanë përcjellë se në cilat seanca dhe votime ka marrë pjesë deputeti Arifi. Sipas tij, Kushtetuesja duhet të marrë vendim për mbajtjen e zgjedhjeve. Gjyqtari Bekim Sejdiu thotë se vendimi për votimin e Qeverisë së Kosovës është i pakontestueshëm dhe vota e deputetit të dënuar me burg, Etem Arifit është e ligjshme. I pyetur nga gjykatësja e Kushtetueses, Gresa Caka, se a mund të vendoste Gjykata Kushtetuese për zgjedhje të reja  në rast se e shpallin të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, Berisha ka thënë se “kërkesa e kësaj natyre për zgjedhje nuk ka asnjë bazë kushtetuese”. Me këtë rast kryetarja e Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi ka njoftuar se palët kanë kohë deri me datë 7 dhjetor të përcjellin me shkrim argumentet, që janë dhënë sot.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …