DhTIK emëron drejtoren ekzekutive

DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret”, u bën thirrje bizneseve të marrin pjesë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë (DHTIK) ka shprehur mbështetje për marshin “Kosova po pret”, i organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”. Marshi do të zhvillohet më 12 shtator në Prishtinë dhe synon të përcjellë mesazhe për lirinë, drejtësinë dhe ruajtjen e vlerave që lidhen me çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. DHTIK u ka bërë thirrje bizneseve anëtare, punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që t’i bashkohen marshit, duke e konsideruar pjesëmarrjen si shprehje të përkrahjes për këto vlera. Sipas DHTIK-së, Kosova duhet të vazhdojë rrugën e saj me dinjitet dhe drejtësi, duke respektuar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Përshkallëzohet dhuna në Tiranë, qindra të lënduar dhe mbi 160 protestues të arrestuar

Protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave …