Besnik Bislimi

Besnik Bislimi ka demantuar se Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin trepalësh, më 17 shtator me palën serbe, në Bruksel

Kryenegociatori për bisedime Besnik Bislimi ka demantuar raportimet e mediave serbe se Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin trepalësh të ftuar nga BE-ja për datën 17 shtator me palën serbe. Ai ka thënë se është në fakt Serbia ajo e cila ka refuzuar që të merr pjesë në këtë takim. Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të vendosura për në 17 shtator, Kosova ka pranuar një takim trepalësh sipas rendit të ditës të përcaktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e refuzoi një takim të tillë, duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës të destinuara kryesisht për konsum të brendshëm politik”, ka shkruar Bislimi. Ai i ka bërë thirrje emisarit special të BE-së Miroslav Lajçak të hedhë poshtë  dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe, ku thuhet në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve. Mediat serbe kanë raportuar se një raund i ri i dialogut do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, i cili është planifikuar për të martën.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …