Asnjë nga ish-ministrat e Financave nuk i përgjigjet ftesës së ministrit aktual Besnik Bislimi për të diskutuar për Pakon Emergjente

Besnik Bislimi: Me LDK-në u dakorduam që Qeveria në ardhje si prioritet kryesor duhet ta ketë çkapjen e shtetit

Pak orë pasi e nominoi Vjosa Osmanin për kryeministre, Lidhja Demokratike e Kosovës u bë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje për të diskutuar mundësinë e garimit të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme. Osmani bashkë me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, dhe me nënkryetarin, Lutfi Haziri, u takuan me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetarët Glauk Konjufca e Besnik Bislimi. Pas takimit, në njërin prej hoteleve të kryeqytetit, kanë munguar deklarimet e tyre. Në lidhje me ato që u diskutuan, ka shkruar Besnik Bislimi i VV-së. Ai ka thënë se nuk kanë marrë përgjigje në lidhje me ofertën që i kanë bërë LDK-së. “U dakorduam që Qeveria në ardhje si prioritet kryesor duhet ta ketë çkapjen e shtetit, duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. E gjithë kjo si parakusht për fokusim në politika që krijojnë vende pune dhe rrisin mirëqenien”, ka thënë Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale, bëri të ditur se Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e kësaj Gjykate

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West: Dënime deri në 45 vjet për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së

Në fjalën e saj në seancën përmbyllëse të gjyqit më të madh ndaj ish-krerëve të …