Brickos

Besnik Bislimi nuk ka folur pas takimit në Bruksej, ndërsa Petar Petkoviq tha se ishte biseduar për formimin e AKS-së

Besnik Bislimi nuk ka folur pas takimit në Bruksel, ndërsa Petar Petkoviq tha se ishte biseduar për formimin e AKS-së

Nga Brukseli bëhet e ditur se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk është deklaruar pas takimit, ndërsa kryesuesi i delegacionit  serb, Petar Petkoviq, ka thënë se bisedimet nuk ishin të lehta dhe se temë kryesore ka qenë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Sipas mediave serbe, Petkoviq ka thënë se kanë biseduar vetëm me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pasi sipas tij, udhëheqësi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka refuzuar të bisedojë me palën serbe. Ai theksoi se pala serbe është në pritje të formimit të Asociacionit, pas nëntë vitesh dhe se “pa formimin e Asociacionit që duhet të përfaqësojë kornizën e të drejtave kolektive, nuk di se si të veprohet dhe si mund të diskutohen çështjet tjera”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …