​Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: AAK-ja nuk do të marrë pjesë në votim e as që do ta bëjë kuorumin, Vjosa Osmanit

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur farsë iniciativën e Qeverisë për Ligjin për zgjedhjet, duke thënë se qëllim i saj ishte shantazhimi i opozitës. Duke folur për mundësinë që shumica parlamentare të thërrasë seancë për votimin e Vjosa Osmanit për kryetare, Tahiri ka thënë se AAK-ja nuk do të marrë pjesë në votim e as që do ta bëjë kuorumin. “Sa i përket kandidatit për president, ne e kemi kandidatin tonë dhe ai është Ramush Haradinaj. Ne nuk do të bëjmë kuorum sa i takon zgjedhjes së presidentit”, ka deklaruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …