Besnik Tahiri: Aleanca do t’i shqyrtojë hapat politikë në ditët e ardhshme

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se partia do të diskutojë për veprimet e saj të ardhshme pas zhvillimeve të fundit politike në vend. Ai njoftoi se grupi parlamentar i Aleancës do të mblidhet për të përcaktuar qasjen e mëtejshme, duke lënë të hapur mundësinë për iniciativa të reja politike. “Ne si grup do të kemi një takim, grupi parlamentar. Do të shohim për veprimet tona politike si Aleancë”, deklaroi Tahiri. Tahiri rikujtoi se Aleanca ka ofruar mbështetje për tejkalimin e bllokadës institucionale dhe është shprehur e gatshme ta votojë presidentin pa kushte. Ai theksoi se Aleanca nuk synon të bëhet pjesë e Qeverisë, por dëshiron të ndihmojë në funksionalizimin e institucioneve përmes disa kërkesave që, sipas tij, janë në interes të vendit. Duke komentuar situatën aktuale, Tahiri tha se problemi nuk qëndron te Kushtetuta, por te përplasjet politike. “Unë mendoj që këtu nuk ka krizë kushtetuese, ka krizë politike”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada angleze në Tiranë ka reaguar për protestën e militantëve të Sali Berishës dhe Ilir Metes para Bashkisë në Tiranë

Shumica e të lënduarve gjatë protestave në Tiranë janë pjesëtar të policisë

Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Demo ka bërë të ditur se gjatë protestavw në …