Besnik Tahiri nga AAK kërkon që kryeministri, Albin Kurti t’i raportojë Kuvendit sa më parë për takimin në Bruksel

Besnik Tahiri nga AAK kërkon që kryeministri, Albin Kurti t’i raportojë Kuvendit sa më parë për takimin në Bruksel

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti t’i raportojë Kuvendit të Kosovës sa më parë për takimin në Bruksel. Tahiri tha se kjo është kërkesa kryesore e deputetëve të AAK-së, pasi siç tha ai, “humbi tema e njohjes reciproke dhe e kërkimit të faljes, humbën temat kombëtare dhe fillojë loja e fjalëve CEFTA e Sefta, që në esencë është mini-shengeni”. Ai tha se kërkojnë të dinë se pse gjatë takimit nuk ka kërkuar njohje. “Kërkesa e AAK-së është që kryeministri Kurti të raportojë sa më shpejt para Kuvendit të Kosovës”, tha Tahiri në seancë.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …