Besnik Tahiri thotë se pikërisht kjo qeveri në këto dy vjet e gjysmë të drejtimit të vendit e ka shkatërruar sektorin privat

Besnik Tahiri thotë se pikërisht kjo qeveri në këto dy vjet e gjysmë të drejtimit të vendit e ka shkatërruar sektorin privat

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas konferencës për medie të ministrit të Financave, Hekuran Murati, ku ky i fundit i ka bërë thirrje sektorit privat që të rris pagat. Tahiri ka thënë se është në dorën e Muratit që të rris koeficientin, kërkesë kjo që disa herë e kishte kërkuar ky subjekt politik. Ai ka thënë se është pikërisht kjo qeveri që në këto dy vjet e gjysmë e ka shkatërruar sektorin privat. “Në këtë konferencë, ai kërkonte që sektori privat t’i rrisin pagat për punëtorët sepse u është rritur fitimi. E, është vet personi përgjegjës, që e ka në dorë, me një rishikim buxhetor, me një ndërrim të një neni, ta rris koeficientin nga 105 në 129 euro, siç kemi rekomanduar si AAK dhe me i rritë pagat në sektorin publik për 80 mijë njerëz”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …