Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: LDK-në e ka dëmtuar më së shumti Albin Kurti duke ushqyer rrejshëm ambicien e Vjosa Osmanit

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka treguar se çka sipas tij e ka dëmtuar më së shumti Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në një shkrim në rrjetin social ai thotë se përgjigja është e lehtë. Sipas tij më së shumti LDK-në e ka dëmtuar kreu i Vetëvendosjes. “Edhe akoma po pyesin se çka e dëmtoi kaq shumë Lidhjen Demokratike të Kosovës?  Përgjigjja është e lehtë – Albin Kurti e ushqeu rrejshëm ambicien e Vjosa Osmanit për të qenë sa më lartë.  Tash që kaluan afatet për koalicione, Vjosa Osmani po trajtohet si një kandidate e zakonshme për deputete. Ajo ka veç një rrugë – që të shkrihet në listën e Vetëvendosjes.  Ajo nuk ka guxim që të shtunën të shkojë në KQZ dhe të dorëzojë Iniciativën e saj për të marrë pjesë në zgjedhje me njerëzit e saj”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Flora Brovina ndahet nga jeta – sot mungon një dorë që shëroi, ndihmoi dhe qëndroi pranë njerëzve

Një lajm i rëndë tronditi sot shumë njerëz që patën fatin ta njohin nga afër …