Biblioteka Ndërkomunale “Dëshmorët e Lirisë” në Deçan

Biblioteka e Deçanit është institucion kulturor, që ofron  qasje në materialin bibliotekar për të gjithë përdoruesit e qytetit të Deçanit dhe të rrethinës. Kjo Bibliote bashkëpunon me institucionet kulturore, shtëpitë botuese, shkollat dhe me komunitetin, me qëllim të nxitjes së interesimit për librin dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës si dhe bashkëpunon me bibliotekat në vend. Biblioteka e qytetit të Deçanit “Dëshmorët e Lirisë” është e pajisur me pajisje teknike dhe teknologjike të trendëve bashkëkohore për bibliotekari dhe mirëpret vizitorë të shumtë. Brenda objektit të bibliotekës është salla e leximit për përdoruesit, gjithashtu ka tavolina dhe ulëse për lexuesit. Personeli i Bibliotekës ju ndihmon me dëshirë në rast pyetjesh që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e librave,  informon e ndihmon lexuesit  në përdorimin e gjetjes së materialeve të nevojshme. Biblioteka është e hapur çdo ditë nga e Hëna në të Premte, nga ora 08:00-16:00. Biblioteka posedon 18,700 libra, përmban literaturë që përfshin libra të llojeve të ndryshme, aty mund të gjeni libra nga fusha e Letërsisë, Gjuhësisë dhe Mjekësisë. Gjatë këtij viti Biblioteka ,,Dëshmorët e Lirisë” në Deçan ka përfituar nga MKRS-ja një donacion në vlerë prej 1000€  ku ka pasuruar Bibliotekën më tituj të ri të autorëve të huaj. Sipas personelit të bibliotekës, gjatë vitit anëtarësohen një numër i konsiderueshëm i lexuesve për të shfrytëzuar këtë bibliotekë, ndërsa anëtarësimi vjetor kushton vetëm 1€. Moshat që e frekuentojnë bibliotekën janë nxënës të klasave: I -V,  shkollave të mesme, kryesisht  të moshës gjashtëmbëdhjetëvjeçar. 

Lexuesi duhet  t’u përmbahet rregullave të bibliotekës:

-Libri huazohet në afat prej 15 ditësh.

-Afati për mbajtjen e librit mund të vazhdohet.

– Nëse lexuesi e dëmton librin, në vend të tij, duhet të sjellë librin e ri (të të njëjtit titull)

 -Nëse lexuesi e humb librin duhet të paguaj trefishin e çmimit të librit.

 -Në raste të veçanta, mund t’i merret edhe e drejt e huazimit.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …