Joe Biden: Agjenda ime nuk është kundër Rusisë apo dikujt tjetër, por është për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Biden: I përulem besimit që më keni dhënë, do të punoj po aq shumë si për ata që nuk më votuan, si për ata që më votuan

Fituesi i garës për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbajtur fjalimin falënderues gjatë të cilit ka folur edhe për vizionin e tij si president i vendit. “I përulem besimit që më keni dhënë. Popull, njerëzit e këtij vendi folën. Na e dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse. Kjo është koha për të shëruar Amerikën. Zotohem se do të jem president që nuk përpiqet të ndajë, por të bashkojë, që nuk sheh shtete të kuqe dhe shtete të kaltra, por vetëm Shtete të Bashkuara. Sonte, e gjithë bota po shikon Amerikën dhe besoj se Amerika është një fener për globin. Do të punoj po aq shumë si për ata që nuk më votuan, si për ata që më votuan.  ka theksuar në mes tjerash fituesi i garës, Joe Biden. Ai do të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, 2021. Joe Biden ka shërbyer në Uashington për gati gjysmë shekulli, përfshirë 35 vjet si senator dhe tetë vjet si nënpresident në administratën e Barack Obamës – nga viti 2009 deri më 2017, kohë gjatë së cilës ka vizituar edhe vendin tonë ku është pritur në një mënyrë të jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …