Brickos

Biden: SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Kosovës

Biden: SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Kosovës

Gjatë konferencës për medie, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden theksoi se vendi i tij do të vazhdojë ta përkrahë edhe në të ardhmen Kosovën. Amerika beson në Kosovën dhe do të qëndrojnë prapa saj në çdo hap. SHBA-të kanë investuar mbi 2 miliardë euro në Kosovë dhe këtë e kanë bërë për shkak se dëshirojnë të ndihmojnë në krijimin e shtet ndërtimit. SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë krah Kosovës, për tu bërë një demokraci me prosperitet. Dhe këtë nuk po e them vetëm sa për ta thënë. Nëse ju arrini sukses edhe rajoni do të ketë sukses. Vizioni ynë i botës është që të ketë një Evropë të plotë të lirë dhe të bashkuar. Kjo ka rëndësi për SHBA-në. Për shkak të asaj që keni punuar ju jeni në një pozitë ku bota po ju njeh. Po bëni gara edhe me emrin tuaj. E keni parë Majlindën, e cila duhet të jetë shumë e fortë pasi e çonte atë medalje aq të rëndë. Normalisht ka vendime të rënda në politikë. Mirëpo ato zakonisht janë më të suksesshmet. E dini që ende janë plagët e luftës të freskëta. Por e vetmja mënyrë për Kosovën që të ec përpara është të përbashkët dhe të avancoj bashkimin, tha në mes tjerash, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …