Brickos

Xho Bajden

Bajden: Vendimi për Asociacionin në Veri shumë i vështirë për Kosovën, por i domosdoshëm

Nënkryetari amerikan, Joe Biden në një konferencë të përbashkët për medie tha se Kosova ndodhet para disa vendimeve të vështira, sikur është krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ky do të jetë një vendim shumë i vështirë, por i domosdoshëm dhe punë që duhet të kryhet. Kosova  duhet t’i përmbahet zotimeve që ka marrë në Bruksel dhe këto janë kushte që duhet të përmbushen për t’u integruar në Evropë. Duke u bazuar në fjalën e kryetarit, Hashim Thaçi për demarkacionin, ai theksoi se është e rëndësishme që Kosova të jetë e përkushtuar në këtë çështje ashtu sikur edhe në luftimin e  korrupsionit. Qeveria duhet  të vazhdojë t’i luftojë dhe t’i ndëshkojë të gjithë ata që abuzojnë me pushtetin. Ajo duhet të  parandalojë zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar që ta kryejnë punët e tyre në shërbimet publike, ka thënë mes  tjerash Biden, në konferencë me gazetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …