Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi thotë se për herë të parë politika po bëhet së bashku përballë Serbisë

Krasniqi: Nënpresidenti Baiden vjen e shkon ndërsa pasojat e demarkacionit mbesin

Duke komentuar deklaratën e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden lidhur me demarkacionin, sekretari për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka deklaruar se nënpresidenti Baidin vjen e shkon ndërsa pasojat e demarkacionit mbesin. E përcollëm konferencën, është interesante që insistimi më i madh sa i përket Demarkacionit dhe Asociacionit është i vet Thaçit. Edhe deklarata e Biden, nuk e minimizon faktin se këto dy procese janë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve. Ne mendojmë që Amerika e ndjek rrymën institucionale, Biden vjen, rri dy ditë, por pasojat mbetën këtu, theksoi në mes tjerash sekretari për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Përplasje mes LVV dhe PDK për zvarritjen e krijimit të Qeverisë së re

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, partitë politike …