Biden: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurrë nuk do ta njohin aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia

Kryetari, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurrë nuk do ta njohin përpjekjen e Rusisë që të aneksojë territore të Ukrainës, pasi Kremlini zyrtar  ka thënë se Luhansku, Donjecku, Zaporozhja dhe Hersoni, kanë votuar në referendume për t’iu bashkuar Rusisë. Ukraina dhe Perëndimi i konsiderojnë këto referendume si të rreme. Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Rusisë sanksione të reja për shkak të synimeve për aneksim. Dua të jem shumë i qartë, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i  njohin kurrë pretendimet e Rusisë për territorin sovran të Ukrainës”, ka thënë Biden. Ekspertët perëndimorë besojnë se Vladimir  Putin shpreson të aneksojë rajonet e pushtuara të Ukrainës, ashtu që të mund të argumentojë se territori rus është nën sulme të armëve perëndimore.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …