BIK

BIK demanton lajmin se gjoja Vetëvendosja po e pengon ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar lidhur me  intervistën e Bahri Sejdiut të botuar më 10 qershor 2017,  nga gazeta “Kosova Sot”, ku ai flet për fillimin e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Kryesia e BIK-së, botimin e sotëm të kësaj interviste e sheh si tendencioze, të motivuar politikisht dhe për qëllime personale. Tendenca për ta politizuar ndërtimin e xhamisë, për ne është e papranueshëm dhe e dëmshme, e aq më tepër kur tentohet që ti jepet ngjyrim partiak dhe atë në ditën e heshtjesh zgjedhore. Qëndrimi se gjoja “Vetëvendosja” pengon fillimin e ndërtimit të xhamisë është i papranueshëm, ne kurrë nuk ju kemi drejtuar asnjë partie për leje, sepse partitë nuk japin leje ndërtimi. Komunikimi ynë është me Komunën e Prishtinës si institucion kompetentë. BIK si me të gjitha partitë në vend, ashtu edhe me “Vetëvendosjen” ka raporte korrekte e normale, andaj nuk qëndron ajo që sjell “Kosova Sot” se “Vetëvendosja” ka bllokuar fillimin e ndërtimit të xhamisë.

Për hir të korrektësisë dhe me qëllim që të njoftojmë drejt së pari besimtarët tanë, pastaj edhe opinion e gjerë sqarojmë.

Për çështjen e fillimit të ndërtimit të xhamisë qendrore, Kryesia e BIK dhe Komuna e Prishtinës janë në komunikim të vazhdueshëm dhe presim që shpejtë të përfundojnë procedurat e nevojshme dhe ashtu siç e kemi venë bashkërisht gur themelin e xhamisë, bashkërisht e unik do nisim dhe do Zoti edhe të përfundojmë xhaminë për ta vënë në funksion të besimtarëve tanë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …