Brickos

Sulmet në Siri

BIK: Popullata e Halepit po përjeton një ferr të paparë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me shqetësim po përcjell ngjarjet me të cilat po përballet popullata e Halepit në Siri, ku në emër të çlirimit të qytetit, vriten, dhunohen, masakrohen e terrorizohet popullata civile përfshirë gra, pleq e fëmijë ndaj të cilëve po zhvillohet një ofensive shfaruese.

Popullata e Halepit po këto ditë po përjeton një ferr të paparë, i cili  po ndodh  para syve të botës demokratike. Jemi të habitur  me indiferencën dhe apatinë e faktorëve relevantë ndërkombëtarë. Në Halep po sfidohen vlerat humane, etike e njerëzore, atje po atakohen e shkatërrohen vlerat kulturore, historike e qytetëruese. Apelojmë  të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë, te të gjitha ata që kanë çfarëdo mundësie   të mos bëjnë sehir dhe të mos rrinë duarkryq, por të angazhon seriozisht me të gjitha mekanizmat që kanë në dispozicion që sa më parë të ndalën mizoritë, vrasjet e shkatërrimet në Halep . Të gjithë jemi përgjegjës për ndalimin e së keqes, bota nuk duhet të dorëzohet para mizorive të tmerrshme antihumane e antinjerëzore, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …