Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar rreth dokumentit të publikuar si “Non-Paper”, pa autorësi, për themelimin e një “distrikti autonom të Kosovës Veriore”. Ai ka thënë se ky dokument është legjitimim i spastrimit etnik të Kosovës. “Nëse kemi parasysh se një propozim i tillë përbën fazën paraprake të ndarjes së Kosovës dhe i jep legjitimitet politik spastrimit etnik dhe gjenocidit që Serbia ka kryer në këtë pjesë të Kosovës, atëherë nuk e kemi të vështirë të konstatojmë se burimi i këtij “Non-Paper” është kuzhina luftënxitëse e Beogradit ose e qarqeve që janë ushqyer nga kjo kuzhinë”, ka shkruar Sherifi .
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				