Bilall Sherifi

Bilall Sherifi: Serbia në bisedime të kushtëzohet me ndalimin e fletë-arrestimeve

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka kërkuar që në bisedimet e Brukselit të kushtëzohet Serbia me ndalimin e fletë-arrestimeve, e jo kjo të jetë një kërkesë që Serbia t’ i tërheq ato për ish-pjesëtarët e UÇK-së. E kaluara e kriminale dhe gjenocidale e Serbisë ndaj Kosovës nuk lejon që kushtet ndaj saj t’i shndërrojmë në kërkesa, sepse kushdo që pranon kushtet t’i shndërrojë në kërkesa me automatizëm kërkesat do t’i shndërrohen në lutje. Të shkosh në Bruksel për të kërkuar tërheqjen e fletarresteve është e barabartë me njohjen e juridiksionit të Serbisë mbi Kosovën për këtë çështje”, ka shkruar Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …